Frytet e besimit u zhvilluan ditën e djeshme pas namazit të akshamit në Sarandë.
Programi u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga Myftiu i Përmetit z. Klodian Tafani, për të vijuar më pas me fjalën hapëse të Myftiut të Sarandës, z. Bledar Mullaj, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u ndal në rëndësinë e organizimit të programeve të tilla fetare në përditshmërinë e besimtarëve.
Më tej, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, ndau me besimtarët e pranishëm vetëllogarinë si koncept të domosdoshëm në jetën e besimtarit, në ruajtjen e një balance mes punëve të kësaj bote dhe atyrë që duhet të bëjmë për të fituar kënaqësinë e Allahut (xh.sh) në botën tjetër.
Nga Kristjan Pashollari10 Jan 2022 2.3k
"Frytet e besimit" këtë radhë në qytetin e Sarandës
Në trend

Si bëhet mysliman Mike Tyson
5 Maj 2024 1 min lexim 22

Profesionet e profeteve
4 Maj 2024 1 min lexim 23
