Nga Kristjan Pashollari7 Sht 2022 2k
Të tjera

Gazetari përplaset me deputeten: Fatkeqësi, në Kuvend po mbroni islamin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe gazetari Vullnet Krasniqi debatuan me tone të ashpra rreth të drejtës për të vendosur shami për vajzat nën 18 vjeç.

Deputetja Duda Balje e cilësoi mbajtjen e shamisë në shkollë nga vajzat myslimane një të drejtë që nuk u duhet mohuar, pasi për rrjedhojë u mohohet edhe e drejta për arsimin.

“Kush ka të drejtë t’i thotë një vajze se ti duhet të heqësh shaminë për t’u edukuar? Nëse e ke të kufizuar me vite, deri në 18 vjeç, a po i kufizon të drejtën për t’u edukuar? Vajzat dhe gratë me shami e bëjnë për të respektuar fenë e tyre. Feja islame nuk bën presion për shaminë, shteti është laik individi jo”, tha Balje.

Për gazetarin Krasniqi, fakti që një deputet, në një shtet laik të mbrojë në kuvend fenë dhe jo të drejtat e njeriut është fatkeqësi.

“Fatkeqësi është që ka njerëz në kuvend që çojnë përpara islamin në vend të të drejtave të njeriut”, tha gazetari.

Sipas tij, çdo vajzë ka të drejtë të vendosë shami pas moshës 18 vjeç, kur është e aftë dhe e ndërgjegjshme për të marrë vendime për jetën.Burimi

https://youtu.be/y_kt-6SIlaA