“Ky është 20-vjeçari nga Katari, Ghanim Al-Muftah. Ai prezantoi hapen e Botërorit sëbashku me aktorin e njohur Morgan Freeman dhe recitoi #Kuranin në ceremoninë e hapjes së #qatarworldcup2022.
Ghanim ka lindur me një gjendje të rrallë të njohur si Sindroma e Regresionit Caudal, që ndikon në zhvillimin e gjysmës së poshtme të trupit.
Shumë i sugjeruan nënës së tij që ta abortonte Ghanimin, por ajo vendosi ta bënte: "Unë do të jem këmba e tij e majtë dhe këmba e tij e djathtë", pati thënë ajo.
Ghanim u bë sipërmarrësi më i ri në moshë në Katarit kur vendosi të themelonte një biznes akulloresh.
Ai luan sporte të shumta pavarësisht nga pamundësitë e tij fizike. Në shkollë, Ghanimi luante futboll me këpucë në duar dhe ndiqte topin me shokët e tij "normalë".
Në vend që të lejojë që gjendja t'ia pengojë jetën e tij, Ghanimi ka mësuar të kapërcejë pengesat me pozitivitet. Ai aktualisht është duke ndjekur diplomën e tij universitare në shkencat politike me synimin për t'u bërë diplomat.


