HAUS DER RELIGIONEN
#HausderReligionen 《Shtëpia e Feve》 ose siç njihet ndryshe dhe si Dialogu i Kulturave ndodhet në Bernë, Zvicër dhe prej vitit 2015 është vendi i përbashkët i plot tetë komuniteteve fetare.
Më konkretisht, myslimanët, të krishterët, hindusët, alevitët dhe budistët kanë hapësirat e tyre të ndara për adhurim nën një çati dhe pjesëtarët e komunitetit hebre, bahai dhe siks janë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet e përbashkëta. Në xhaminë Europaplatz kam kryer personalisht disa herë detyrimin e lutjes së ditës së xhuma por dhe kohëve të tjera.
Xhamia dhe rrjedhimisht, secila hapësirë tjetër është qartësisht e ndarë dhe nuk lë aspak vend për një #fusion fetar. Në të njëjtën xhami shërben si imam hoxha i nderuar Mustafë Memeti, ndër hoxhallarët më aktivë në Zvicër.
Krahas shërbimit ndaj xhematit të xhamisë, hoxha Memeti angazhohet fuqishëm për vënien në pah të tolerancës se Islamit dhe mesazhit të tij për paqe.

Sipas dijenisë time, objekti në fjalë asnjëherë nuk është bërë subjekt i konflikteve apo sinkretizim fetar. Prandaj le të mos kemi frikë nga larmia, kultura e tjetrit apo mendimi ndryshe.
Përsa kohë që myslimani është i bindur për fenë e tij, kontakte të tilla nuk sjellin kurrsesi dëm, pos janë mundësi për ti njohur njerëzit me të vërtetën.
Bernë, 28.05.2021
Valter Samurri


