Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka bërë të qartë se personat që dëshirojnë të kryejnë haxhin duhet të marrin një vizë haxhi. Haxhinjtë nuk mund ta kryejnë haxhin këtë vit edhe nëse kanë viza turistike apo umre.
Për Haxhin e vitit të tij, pelegrinët duhet të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19. Megjithatë, ata nuk duhet të karantinohen.
Personat që janë 65 vjeç e lart nuk mund ta kryejnë haxhin.
Ministria ka deklaruar se 1 milion njerëz do të kryejnë Haxhin këtë vit nga e gjithë bota.
Sezoni i Umres 1443 është planifikuar të përfundojë më 30 Sheval për t'u përgatitur për Haxh.


