Nga Kristjan Pashollari30 Qer 2022 2.5k
Të tjera

Haxhinjtë nga Ohri dhe Struga nisen për në vendet e shenjta

U nisën haxhinjt e Ohrit dhe Strugës

Të mërkurën më 29.06.2022 ora 15:30 u përcoll grupi ei parë i haxhinjve të Strugës dhe Ohrit, të cilët do të jenë në shoqëri të Myftiut të Ohrit, Samet Ef. Ajdarit dhe sekretarit të myftinisë së Strugës, Nasih Ef. Shehu.

Ndërsa grupi tjetër prej 100 haxhinjëve do të niset sonte në ora 01: 30.

Përcjellja e haxhinjve për në vendet e shenjta për të kryer kushtin e pestë Islam Haxhin u bë nga xhamia Kulogllu në Ohër, pas namazit të drekës në ora 14:30 .

Familjarët, miqtë, dashamirët dhe një numër të xhematit i përshëndeti dhe ua uroj Haxhin nijetlive Myftiu Samet ef. Ajdari pas një pjese të kënduar nga Kurani Famëlartë nga imami i xhamisë Ali Pashë Raif ef. Shengyl, ndërsa duanë e Haxhit e bëri imami i xhamisë Hajdar Pasha Astrit ef. Lumani.

Të gjithë Haxhive ju dëshirojm shëndet, rrugë të mbarë dhe të na kthehen shëndosh e mirë me Haxh të pranuar./BFI