Nga Kristjan Pashollari8 Korr 2022 2.1k
Të tjera

Haxhinjtë shqiptar fillojnë ritualin e Haxhit!

Haxhinjtë Shqiptarë kanë lënë dje hotelin në Mekke dhe janë drejtuar për në Mina, ku edhe kanë filluar kështu ritualin e haxhit.

Me të mbërritur në Mina ata janë akomoduar në çadra dhe kanë filluar me faljen e namazeve ditore, leximin e Kuranit Famëlartë, si dhe zhvillimin e ligjëratave të ndryshme në lidhje me ato gjëra që praktikohen më së shumti gjatë vizitës së këtyre vendeve të shenjta.

Në Mina haxhinjtë tanë do të qëndrojnë deri nesër pas sabahut, më pas ata do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Arafatit.