Grupi i haxhinjve që ndodhen në Medine këto ditë vizituan sot xhaminë Kuba, ku sipas sunnetit Profetik falën edhe 2 rekate namaz, më pas ata u drejtuan drejt malit të Uhudit dhe varrezave të dëshmorëve që ndodhen aty pranë, ku nën drejtimin e murshidëve u njohën me historikun e ngjarjes së Uhudit dhe kryen obligimet përkatëse.






