Nga Kristjan Pashollari9 Shk 2023 2.6k
Të tjera

Hfz. SEID IMERI I TETI NË GARAT BOTËRORE TË HIFZIT TË KUR'ANIT FAMËLARTË NË KAIRO - EGJIPT

Hfz. SEID IMERI I TETI NË GARAT BOTËRORE TË HIFZIT TË KUR'ANIT FAMËLARTË NË KAIRO - EGJIPT

Në mbrëmjen e sontme u mbajt ceremonia përmbyllëse e Garave Botërore të Kur'anit Famëlartë, të 29-tat më rradhë në Kairo të Egjiptit.

Mbi 50 shtete pjesmarrëse në kategorinë e Hifz-Komplet Kur'ani (30 xhuze), në të cilat pëfaqësuesi i BFI Hf. Seid Imeri u rangua i TETI (😎 në listën e përgjithshme me 95.85 pikë..

Ishte një garë shum e fortë, me hafëzllarë të nivelit shum të lartë nga e gjithë Bota, në të cilën me një diferencë shum të vogël të pikëve, me disa dyshime te vogla në këndim, Hfz. Seid Imeri mori atë që e meritoi.

Qëllimi i tij final është që ta perfeksionojë edhe më shumë Hifzin e Kur'anit. Allahu Fuqiplotë ia mundësoftë dhe e bëftë të këndoj rrjedhshëm para Tij.

Pas garës, Hfz. Seidi falënderoi të gjithë për mbështetjen, sidoemos familjen, miqtë, mësuesin e ti,j profesorët si dhe institucionin fetar BFI.