Nga Kristjan Pashollari5 Tet 2022 2.3k
Të tjera

Imami i Qabes vizitoi fakultetin e Shkencave Islame

Imami i Qabes, Dr. Abdullah Awad el-Xhuheni, i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, vizituan ditën e djeshme Kolegjin Universitar Bedër, ku u pritën nga Prof. Dr. Gjergji Sinani, rektori i KU Bedër, Dr. Skënder Brucaj, Kryetar i Bordit të administrimit, Prof. Assoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të shkencave Humane dhe Drejtësisë si dhe Dr. Xhemal el Seferti, përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame.

Në takimin e zhvilluar mes dy palëve, Dr. el-Xhuheni dhe delegacioni i tij, u njohën nga afër me aktivitetin e universitetit, programet e studimit si dhe mundësitë e bashkëpunimit me në fokus Departamentin e Shkencave Islame.

Pas pritjes zyrtare që iu bë nga Rektori i KU “Bedër, imami i nderuar, sëbashku me delegacionin e tij shoqërues dhe Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvilluan një takim me stafin dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame pranë këtij institucioni. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me studentët dhe stafin, imami i Qabes së bekuar, ndau me ta disa këshilla të vyera në edukimin e brezave të rinj me parimet, vlerat dhe moralin e lartë Islam.

Vizita e imamit të Qabes në Departamentin e Shkencave Islame
Imami i Qabes vizitoi Departamentin e Shkencave Islame në Tiranë

Në fund të takimit, të dyja palët shkëmbyen disa dhurata simbolike.