Nga Kristjan Pashollari3 Tet 2022 3.4k
Të tjera

Imami i Qabes viztë në Myftinine e Korçës

Imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, vizituan ditën e djeshme myftininë e Korçës, ku u pritën nga Myftiu, z. Ledian Cikalleshi, imamët dhe besimtarët e këtij qyteti.

Pas një takimi të shkurtër që zhvilluan në ambientet e myftinisë ku të pranishëm ishin e myftinjtë e qyteteve përreth, ndalesa e radhës ishte xhamia “Iljas Bej Mirahori”, ku pasi priu në namazin e akshamit, imami i Qabes së bekur ndau me besimtarët e pranishëm një referim të shkurtër.

Në fund të kësaj mbrëmjeje fetare ai lexoi edhe disa ajete nga Kurani Famëlartë.

May be an image of 2 people and indoor