Nga Kristjan Pashollari5 Tet 2022 4.9k
Të tjera

Imami i Qabes vlerëson lartë kontributin e Medresesë së Tiranës, “H. Mahmud Dashi".

Një tjetër vizitë e zhvilluar ditën e djeshme nga imami i Qabes, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, dhe delegacioni i tij shoqërues, ishte ajo në Medresenë e Tiranës, “H. Mahmud Dashi”, ku u pritën nga Drejtori i Medresesë, z. Ndriçim Gjimi.

Gjatë këtij takimi, ata u njohën nga z. Gjimi me procesin mësimor, kurrikulën e shkollës, arritjet e saj në olimpiadat kombëtare e ndërkombëtare, aktualitetin dhe punën e përditshme të stafit të shkollës.

Në fjalën e tij, imami i nderuar, vlerësoi lart kontributin e Medresesë në edukimin e brezave të rinj jo vetëm në aspektin e formimit edukativ e profesional, por veçanërisht në atë të edukimit Islam.

  • Vizita e imamit të Qabes në Departamentin e Shkencave Islame
    Imami i Qabes vizitoi Departamentin e Shkencave Islame në Tiranë