Nga Kristjan Pashollari27 Sht 2022 8.7k
Rajoni

Imami i Qabesë dr. Abdullah Avad el-Xhuheni do të qëndrojë në Kosovë për vizitë tre ditore

Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në Kosovë për vizitë tri ditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.

Nesër, e mërkurë, më 28 shtator 2022, do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Të enjten, më 29 shtator 2022, do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.