Nga Kristjan Pashollari26 Nën 2021 4.9k
Të tjera

Islami në Kroaci - model për tërë Evropën

Kryetari i Meshihatit (Kryesisë) të Bashkësisë Islame në Kroaci propozon që Evropa të pranoj modelin e rregullimit të pozitës së myslimanëve në këtë shtet.

Emiri është pjesëtar 24 vjeçar i Bashkësisë Islame në Kroaci e cila numëron 63.000 anëtar dhe përbëjnë 1,8% të popullatës së gjithëmbarshme në Kroaci. Merret me profesionin e restaurimit dhe ka biznesin e vet. Si anëtar i pakicës myslimane thotë se në Kroaci nuk ka kurrfarë problemi. Citon se ky është rezultat të ndryshimeve të gjendjes së vetëdijes në shoqërinë kroate, pasi që para 10 e më shumë vitesh, ka pas akoma provokime. Por, sa i përket pozitës së tanishme të myslimanëve dhe pranimit të tyre, në këtë aspekt shoqëria kroate ka përparuar.

“Njerëzit kanë pranuar diversitetein dhe nuk të trajtojnë automatikisht ndryshe pasi që myslimanët në Kroaci janë treguar si pakicë e nevojshme që disa gjëra në shoqëri të freskohen dhe të ngriten. Njerëzit në Kroaci të kanë njohur pasi që ka të bëjë me një shoqëri e cila ka kuptuar se ky plotësim i duhet, e ky do të duhej të ishte qëllim i çdo shoqërie civilizuese në Kroaci, dhe në një masë të madhe është realizuar”, cek Emiri. Me këtë është e qartë edhe hapja e pakicës myslimane që të integrohet në një shoqëri të tillë. Atmosferës së këtillë, përkundër disa lojërave politike, në politikë të pranuara, i kontribuon edhe shteti por më tepër mediat. Por, me rëndësi është se ndryshimi duhet të fillojë nga individi.”Është me rëndësi çka sheh në njeriun, njeriun apo myslimanë” përfundon Emiri.

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Meshihatit(Kryesisë) së Bashkësisë Islame në Kroaci, myftiu Aziz ef. Hasanovoqi, ka shpreh kënaqësinë me pozitën dhe zhvillimin e bashkësisë myslimane dhe ka lavdëruar atë si model të zgjidhjes së çështjes islame në Kroaci. Ndërkohë ka propozuar iniciativën e cila do të ofroj Evropës të pranojë modelin e njëjtë dhe se të kërkohet pozita e tillë edhe për krishterët në botën islame. Dhe kjo nuk ishte hera e parë, myftiu Hasanoviqi për këtë model në mënyrë afirmative është deklaruar shumë herë.

“Shembull i rregullimit të mirë të marrëdhënieve të Bashkësisë Islame në Kroaci me shtetin, duhet të falënderohemi për dy gjëra, sinqeritetit të shtetit kroat që të integrojë një bashkësi myslimane dhe gatishmërisë së Bashkësisë Islame në Kroaci që të integrohet në shoqërinë kroate dhe në këtë mënyrë të shmang asimilimin, e cila sipas natyrës i kërcënon pakicat”. Me nënshkrimin e kontratës lidhur me marrëdhëniet specifike me bashkësinë myslimane, ka përfituar edhe shteti edhe Bashkësia Islame.

“Shteti ka fituar qytetarët e kënaqur të cilët kënaqësinë dhe patriotizmin e tyre do të tregojnë në çdo rast. Myslimanët besnikërinë dhe patriotizmin e tyre kanë treguar në luftën për atdheun, me ç’rast me vendosmëri në mënyrë masovike janë kyç në mbrojtjen e atdheut, rreth 25.000, nga të cilët 1180 prej tyre kanë dhënë jetën për Kroacinë e pavarur, sovrane, demokratike dhe evropiane. Kontributin e tyre e kanë vazhduar edhe pas luftës në ndërtimin e shoqërisë multikulturore, multinacionale dhe multireligjioze”, theksoi Hasanoviqi. Me nënshkrimin e kontratës është kryer përkufizimi juridik për praktikimin, interpretimin, mësimin, predikimin dhe prezantimin publik dhe të pa penguar të islamit në të gjitha segmentet e shoqërisë kroate. Në shkollat publike fillore dhe të mesme është aplikuar mësim besimi, është arritur mundësia e hapjes së shkollave të veta dhe të mediave, ndërsa televizioni publik i përcjell ngjarjet në Bashkësinë Islame dhe për këtë informon opinionin, përcjell ceremonitë e Bajramit dhe mundëson prezencën në emisione për të shfaq publikisht qëndrimet e islamit për tema të ndryshme nga fusha e besimit dhe të jetës së një myslimani. Të gjithë krerët fetar kanë mbrojtje të posaqshme dhe përkrahje nga shteti. Të drejtën në ushqimin hallall në të gjitha sferat e jetës që nga shkolla, spitale, burgje, ushtri dhe polici me qasje komplete shpirtërore të imamëve në këto ente, është siguruar me këtë kontratë si dhe ndërtimi i objekteve fetare të nevojshme si dhe ditët e lira për festat fetare islame. Hasanoviqi iniciativën e vet e ka prezantuar në Vatikan papës Franjë në fillim të prillit dhe si thotë, është e drejtuar pikërisht në modelin të cilin e ka Bashkësia Islame në Kroaci dh e cila mund të jetë bazë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara nga të cilët dalin tensionet dhe mosbesime, sikurse në Evropë me myslimanët ashtu edhe në botën islame me të krishterët. “Sigurisht se atë vet nuk mund të bëjë, por duhet të kemi infrastrukturë të gjerë në rastin konkret, rrjetën e diplomacisë në të cilin çdo kush në një apo tjetër mënyrë do të përfshiheshin në promovimin e kësaj ideje, dhe atë me të vetmin qëllim që të evitohen