Përgjegjësit nga Drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, të shoqëruar edhe nga sekretari gjeneral i Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, kanë parë sot nga afër përgatitjet e fundit në tendat, në të cilat do të akomodohen besimtarët tanë nga Kosova. Ata janë shprehur se kushtet janë tejet të mira dhe se gjitha përgatitjet janë kryer me kohë.

Kujtojmë se besimtarët myslimanë nga e gjithë bota, përfshirë edhe besimtarët tanë nga Kosova, të premten, më 8 korrik, do të qëndrojnë në kodrën e Arafatit për ta kryer njërin nga kushtet themelore të haxhit.


