Ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. tregon jeten e disa pejgambereve por dhe jeten e disa personave te veçante siç eshte Merjeme , nena e profetit Isa a.s. Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua, per shkak te besimit dhe ibadetit te madh qe ajo i ka bere Allahun xh.sh. Qe ne moshe te re (nga mosha 15 e siper) ajo u perball me sfida te shumta, por kjo nuk ia uli nivelin e ibadetit ndaj Allahut xh.sh. perkundrazi veç sa e shtoj. Ajo jetoj ne nje kohe te veshtir , kur njerezimi ishte kunder pejgambereve dhe njerezve te mir, aq sa ata vran dy pejgamber Zekerijen dhe Jahjan a.s. Merjeme eshte shembull per te gjithe vajzat e reja, si duhet te kene moralin e larte, te jene adhurues ndaj Allahut dhe si duhet te jene te duruar dhe nene shembullore dhe te kene virtyte te larta. Per keto dhe shume cilesi te tjera Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua duke zbritur nje sure (kapitull) ne Kur'an me emrin e saj te quajtur Merjeme.
Per nenen e profetit Isa a.s, Merjemen Allahu xh.sh. thote:
"Perkujto kur meleket i thane: Oj Merjeme! Allahu te dalloi ty (me besim e karakter), te pastroi (nga shpifjet) dhe te lartesoi mbi grat e botes." (Ali Imran; 42)
Merjeme eshte bija e Profetit Imran a.s. Imrani rrjedh prej familjes se Jakubit a.s. dhe Ibrahimit a.s. si dhe pasardhes i profetit Davud a.s. Imrani ishte dijetari me i madh i kohes dhe njeriu me besimtaret ndaj Allahut xh.sh. Aq e larte dhe e mire ishte familja e Imranit saqe Allahu xh.sh. thote:
"Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahmit , familjen e Imranit mbi popujt e tjere." (Ali Imran; 33)
Nje nate nena e Merjemes shikon ne ender nje harabel qe ushqente te voglin e saj. Edhe pse e dinte qe nuk lind femije asaj ju ngjall deshira e te pasurit te femijes. Nga deshira e madhe per femije u betua duke thene: "Nese Zoti do me jap djal, jeten e tij do ia kushtoj Zotit dhe thirrjes ne rrugen e tij!"
Ne kete kohe siç ishte tradita, familjet dergonin nje djale te shtepis per tu kujdesur per xhamin Aksa ne Jeruzalem. Keshtuqe Zekerija u largua nga Damasku per ne Jeruzalem me qellim te sherbente ne vendin e bakuar te xhamise Aksa. Pasi kaloj nje pjese kohe bashkeshortja e Imrani ngeli shtatzen dhe sic ishte betuar djali qe do te linte do ta vendoste ne sherbem te xhamin Aksa.
Allahu xh.sh. thote; "Kujto kur gruja e Imranit pat thene: "Zoti im! Une kete qe eshte ne barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetem per sherbimin Tend, pra pranoje kete nga une, vertet Ti je Ai qe degjon dhe di!" (Ali Imran;35) Mire po ajo nuk lindi djal por vajze. Ja si permendet lindja ne Kur'an;
Allahu xh.sh. thote:
"E kur ajo lindi tha: Zoti im! Une linda vajze! Po Allahu e di me se miri ate qe ajo lindi. E mashkulli nuk eshte si femra. Dhe une emertova ate (vajzen qe lindi) Merjeme, e ate dhe pasardhesit e saj po t'i le Ty ne mbrotje prej shejtanit te mallkuar." (Ali Imran; 36)
Nena e Merjemes i tregoj bashkeshortit te saj Imranit per betimin qe kishte bere. Pasi e degjoj Imrani i tha: Meqense je betuar, le te behet ashtu siç je betuar. Edhe pse eshte vajze Merjeme ti sherbej Aksase.
Perveç Merjemes Imrani kishte edhe nje vajze tjeter te quajtur Ashia e cila u be bashkeshortja e Profetit Zekerija a.s. dhe sigurisht ajo ishte tezja e Profetit Isa a.s. (Kete e permend edhe Profeti Muhammed a.s. gjate udhetimit te Miraxhit ku thote se takova Jahjan (1) dhe Isain (2) te cilet jane djem tezesh).
Ashtu siç kishte premtuar nena e Merjemes e dergon Merjemen tek xhamia Aksa. Aty dijetaret filluan te garojne se cili do merrte vajzen e vogel nen kujdestari pasi ajo ishte vajza e dijetarit te madhe dhe njeriut te nderuar Imranit. Me se shumti ngulmoj Zekerija a.s. Çeshtja shkoj deri ne hedhjen e shortit se kush do ta merrte Merjemen nen kujdestari. Ata vendosen te hedhin penat me shenjat perkates ne rrjedhen e ujit, dhe nese Zoti do te shfaqet nje shenje tek njera nga penat atij do ti takoj kujdestaria e Merjemes. Pasi i hudhen te gjithe penat ne ujin dhe teksa te gjitha po ndiqnin rrjedhen e ujit , pena e Zekerijes a.s. u kthye ne drejtimin e kundert te rrjedhjes se ujit. Allahu xh.sh. e permend keshtu ne Kur'an; "Keto jane nga lajmet e fshehta qe do t'i shpallim ty. Ti nuk ishte nder ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do te behej kujdestar i Merjemes, nuk ishe prane tyre as kur ata ziheshin mes vete." (Ali Imran ; 44)
Kjo ishte mrekullia ajo shenje ku Zekerija a.s. fiton kujdestarin e Merjemes. Keshtu nen kujdestarin e Zekerijes a.s. Merjemi u rrit me shendet, dhe besim te madh ne Krijuesin e Gjithesise.
Per perkushtimin e saj Allahu xh.sh. i dha disa miresi siç ishin ushqimet. Sa here qe Profeti Zekerija a.s. shkonte tek dhoma e Merjemes gjente mbi tryez shume ushqime madje dhe fryta jo te stines. Per ke


