Sporti, ky term i ndjenjave të miliarda njerëzve në Botë. Sytë e botës u drejtuan drejt Katarit për të përjetuar hapjen solemne të kampionatit botëror në futboll për herë të parë në një shtet të lindjes së mesme në Katar. Organizim i lartë me një art të nivelit të kombinuar me elemente të kulturave dhe traditave të gjitha vendeve të botës, që dha porosinë e madhe se njerëzit janë të barabartë, pa dallim kombi, race, besimi apo vendi.
Futbolli sot është simbol i lartë i myslimanëve në botë të inkuadruar në këtë mejdan të madh ku fuqishëm kanë treguar krenarinë, dinjitetin, kulturën, paqen, aftësinë, konkurrencën, vlerat dhe gatishmërinë për t'i kontribuar botës edhe në këtë sferë të zhvillimit njerëzor.
Sot në botën moderne është me rëndësi të kuptojmë se zhvillimet në të gjitha sferat kërkojnë vetëdije të konkurrencës dhe vlerës.
Islami qartë koncepton përgatitjen fizike, por e lidhur ngushtë me atë shpirtëroren dhe moralen. Andaj, sot Katari simbolizon arenën e unitet të kombeve dhe gjinisë njerëzore në përgjithësi.
Mbarësi, urtësi dhe vetëdije të lartë.


