Në Kosovë ekzistojnë disa shoqata humanitare. Por, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, funksionon shoqata “Bereqeti”. Ajo ka degët e saj nëpër shumë komuna të vendit.
Gjatë gjithë vitit 2022, dega e “Bereqetit” në Prizren u dhuroi nevojtarëve shumë ushqim. Gjatë gjithë vitit u shpërndanë 11.500 bukë e 20 mijë bukë, 500 bakllava, 150 familjeve lëngje dhe ëmbëlsira, 6 mijë kilogram mish kurbani, 80 kurban, e 900 iftare shtroi gjatë Ramazanit, njofton imazhi.net.
Po ashtu ka ndarë 3500 dhurata për fëmijë, 3500 pako të tjera. Bereqeti u dhuroi edhe 100 nxënësve pajisje shkollore, kurse 10 familje u furnizoi me mobile. 40 familje përfituan edhe nga 3 metra dru e 30 familjeve u dhuroi stufa ngrohëse. Ndërsa 700 familje përfituan, nga Bereqeti, dega në Prizren, veshmbathje. 4 familje përfituan shtëpi të reja.
Për krejt këtë bamirësi, ‘shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Prizren i është mirënjohës të gjithë bamirësve për bashkëpunimin gjatë vitit kalendarit 2022”, raporton imazhi.net.


