Nga Kristjan Pashollari28 Pri 2022 4k
Të tjera

Karim Benzema, një mesazh për iftar

Sulmuesi i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema, ka publikuar një tjetër foto nga iftari, e cila ka gëzuar një numër të madh të ndjekësve të tij.

Gjatë muajit të Ramazanit, francezi i madh ka theksuar vazhdimisht se ai e praktikon agjërimin e obliguar për muslimanët në këtë muaj të shenjtë për ta.

“Saha ftorkuum (iftar i këndshëm), Elhamdulilah!”, ka shkruar lojtari i Mbretërve spanjollë.

Pavarësisht se heq dorë nga pijet dhe ushqimet gjatë ditës, nuk e ka problem të shkëlqejë në fushë, pasi po luan ndoshta sezonin më të mirë në karrierën e tij fantastike.

Treguesit e tij këtë sezon janë vërtet mbresëlënës, pasi ka shënuar 39 gola në 39 ndeshje, gjë vërtet unike në futboll.

Nëse vazhdon në këtë ritëm, nuk ka dyshim se Topi i Artë do të shkojë në duart e tij…

Së fundmi ai në një intervistë për revistën Esquire ka treguar se Ramazani është pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe se i pëlqen agjërimi.