Nga Kristjan Pashollari10 Nën 2022 4.7k
Të tjera

Katër projekte të reja për xhaminë e Shqipëtarëve në St. Gallen

🕌 LAJM I GËZUESHËM 🎯

Të nderuar vëllezër e motra!

Xhematlinjë të shtrenjtë!

Sonte me gëzim të madh pranuam katër projektet për xhaminë tonë të re në St.Gallen.

Katër firma arkitekture dorrëzuan projektet e tyre konkuruese.

Pas blerjes së parcelës dhe tashmë, me arritjen e projekteve, futemi në një fazë më intensive në rrugëtimin tonë për të ndërtuar xhaminë tonë të re.

Në ditët në vijim do të bëhet shpalosja e projekteve për të gjithë ju, xhematlinjtë tanë, dhe për publikun e gjërë.

Nga këto 4 projekte do të zgjedhim inshallah bashkarisht njërin prej tyre, për xhaminë tonë të ardhshme në qytetin e St.Gallen.

Falënderojmë arkitektët pjesëmarrës:

1. Açil Architektur (Semih Acil)

2. Agusi Architektur (Muhamed Agushi)

3. MF Architektur (Mujdin Fazlija)

4. NA2 AG Architektur (Nefail Ademi)

Qëndroni afër nesh, do t'ju informojmë për çdo detaj!

Për hajr dhe me të mira inshallah!

"TË GJITHË PËR NJË XHAMI TË RE, PËR BREZA TË TËRË!"

Këshilli i xhamisë

09.11.2022, e mërkurë

St.Galler Moschee