Këtu mendohet se ka lindur Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).










Çfarë ndodhi me vendin e lindjes së Profetit (ﷺ)?
Kur Profeti (ﷺ) migroi në Medine, shtëpia u konfiskua nga Akil bin Ebi Talib. Ai ishte kushëri i Profetit (ﷺ), por jo musliman në atë kohë.
Pas vdekjes së Profetit (ﷺ) në vitin 632 të erës sonë, kjo shtëpi fillimisht mbeti në duart e familjes së Akil bin Ebi Talibit. Më pas u ble nga Muhamed bin Jusuf al-Thakafi, vëllai i tiranit Haxhaxh bin Jusuf. Kjo është arsyeja pse kjo pronë është regjistruar nga shumë libra të hershëm si pronë e Muhamed bin Jusufit.
Kur el-Khayzuran, nëna e kalifit abasid Harun al-Rashid, kreu haxhin një vit, ajo bleu këtë pronë. Ajo e shndërroi vendlindjen e Profetit (ﷺ) në një xhami ku njerëzit faleshin dhe gjithashtu vizitonin për të parë se ku kishte lindur Profeti (ﷺ).
Shtëpia vazhdoi të shërbente si një xhami e vogël për shumë shekuj, dhe u ruajt, u mirëmbajt dhe u rinovua nga kalifë të ndryshëm gjatë shekujve, duke përfshirë kalifin abasid, Ahmad al-Naşir, i cili e rinovoi atë në vitin 576 hixhri. Paraqitja e saj e brendshme, gjithashtu, u ruajt, me xhaminë që mbeti e dukshme në hartat që nga fundi i shekullit të njëzetë.
Shndërrimi në bibliotekë
Xhamia nuk ekzistonte në vitin 1950. Nën presionin e figurave kryesore fetare të kohës, qeveria e re saudite e kishte rrafshuar shtëpinë (dhe vende të tjera historike të rëndësishme) nga frika se njerëzit do t'i bënin ato një burim nderimi të ekzagjeruar.
Mirëpo, kryetari i Komunës së Mekës në atë kohë, Shejh Abbas Jusuf Katan, ishte i alarmuar nga këto zhvillime. Ai ishte arriti marrjen e një dokumenti ligjor për të fituar kontrollin e vendit dhe krijoi një bibliotekë të vogël në krye të themel


