Mbulesa e Qabes duket estetikisht shumë e këndshme, por shumë prej nesh janë kuriozë dhe pyesin se çfarë është shkruar në të pasi kaligrafia është bërë në arabisht.
Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota vizitojnë Mekën e Shenjtë për Haxh dhe Umreh. Ata që e kanë vizituar kanë qenë dëshmitarë të Kaligrafisë Arabe në Qaben e Shenjtë.
KISWA quhet mbulesa e Qabes së Shenjtë dhe në muajin e 9-të të Dhul Hixhes, ajo vendoset në Qabe. Kiswa përbëhet nga afro 47 pjesë shiritash, dhe secili prej atyre shiritave është rreth 101 cm në gjerësi dhe 14 cm të gjatësi. Ajo ka tre rreshta të Tekstit Horizontal që janë ngulitur në anën e zezë të Kiswa
Rreshti i parë, është shkruar Ya Allah me dy emrat e tij Ya Hannan, në të djathtë dhe Ya Mannan, në të majtë.
Hannan do të thotë "i Mëshirshëm ndaj shërbëtorëve"
Mannan do të thotë "I jashtëzakonshëm në dhënie"
Në rreshtin e dytë, ju do të shihni citatin themelor të Islamit, "La Illaha Illa Allah Muhammadur Resulullah" që do të thotë "nuk ka zot përveç Allahut dhe Muhamedi a.s. është i Dërguari i Tij"
Në rreshtin e fundit është një tesbih, lavdërim i dhënë Allahut, "SubhanAllahi we bihamdihi, SubhanAllahil adhim", i cili thotë se "I Lartesuar është Allahu, dhe të gjitha lavdërimet janë për Allahun. I Lartesuar është Allahu, Allahu është më i madhi ”.
Te gjithë myslimanët që vizitojnë Shtëpinë e Zotit, Qaben e Shenjtë, duhet të jenë të vëmendshëm në detajet të cilat përmban ajo vizitë dhe ai udhëtim.
Por këto kohë, fatkeqësisht bërja e selfive dhe postimi i tyre në Facebook është bërë aq e rëndësishme sa që disa prej nesh kanë harruar thelbin e vërtetë të pelegrinazhit. Qabja është vendi, ku Allahu tregon se është Shtëpia e Tij, dhe ky është vendi të cilin duhet ta vizitojmë me mençuri.
Të gjithë ne duhet të shkojmë, të shohim përreth, dhe të vëzhgojmë detajet që e përbëjnë Qaben dhe Mesxhid Al Nabewi. Kjo të jep mençurinë dhe horizontin shpirtëror të cilën nuk mund ta gjesh kurrë në asnjë vend të botës. Allahu iu ka dhënë udhëzime njerëzve të tij, që ta adhurojnë atë dhe të adhurojnë me gjithë zemër.
pregatiti: bota-islame.com


