Nga Kristjan Pashollari8 Shk 2022 6.2k
Vendi

Kjo është pilotja e parë femër në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të një vajze të re shqiptare e cila futet në historinë e vendit tonë si pilotja e parë femër. 

Ajo quhet Armela Murati dhe është me origjinë nga Burreli.

Armela vjen nga një familje ushtarakësh. Pasionin për lartësinë, e ktheu në një profesion. 

Babai i saj ka qenë një ish-oficer dhe duke ndjekur shembullin e tij, disiplinën që ai kishte, Armela vendosi të bëjë të njëjtën gjë.

Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.