Nga Kristjan Pashollari13 Gush 2022 4.9k
Të tjera

Kjo foto mund të duket perverse, por historia e saj është mbresëlënëse!

Kjo pikturë e një gruaje të re që ushqen me gji një të moshuar në një qeli burgu u shit për 30 milionë euro. Piktura mund të duket e perverse, por historia pas është burim i të dhënave historike.

I varfëri u dënua me "vdekje nga uria" për vjedhjen e një buke gjatë sundimit të Louis XIV në Francë. Gruaja në foto ishte vajza e tij e vetme dhe e vetmja vizitore që lejohej në qelinë e tij. Ajo u lejua ta vizitonte atë çdo ditë, por kontrollohej imtësisht në mënyrë që të mos merrte ushqim me vete.

Kur pas 4 muajsh burri ende mbijetoi pa humbje peshe, autoritetet u hutuan dhe filluan ta spiunonin në qeli dhe për habinë e tyre të plotë e gjetën atë të ushqente me gji babain e saj duke ndarë qumështin e foshnjës së saj. Gjyqtarët më pas duke kuptuar dhembshurinë dhe dashurinë e vajzës për babanë e saj, e falën babanë dhe e lanë të lirë.

Kjo pjesë e historisë sjell në fokus se sa e thellë është dhembshuria e një gruaje në jetën tonë të përditshme, të cilën burrat shpesh tentojnë ta anashkalojnë. / bota-islame.com