Nga Kristjan Pashollari23 Nën 2021 2.6k
Të tjera

Komunitetet fetare me mesazhe ngushëllimi për tragjedinë në Bullgari.

Pas tragjedisë së ndodhur në autostradën e Strumës në Bullgari ku humbën jeten 45 persona, mesazhe ngushëllimi kanë shprehur dhe krerët e komuniteteve fetare.

H.Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë në mesazhin e tij është shprehur:

" Trishtim i madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari!

I lutem Allahut t’i mëshirojë ata, familjarëve të tyre t’u japë durim, dhe të lënduarve shërim të shpejtë!

Jemi pranë tyre me lutjet dhe mendimet tona në këto momente të vështira".



Ndërsa Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame te Zvicrrës, Hfz. Mehas Alija në mesazhin e tij ka thënë :

" Humbje dhe dhimbje e madhe nga tragjedia e ndodhur në Bullgari

Më dhimbje të madhe morëm lajmin e aksidentit rrugorë në autostradën Struma në Bullgari, ku një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut ka pasur një aksident të rëndë dhe si rrjedhojë kanë humbur jetën 46 persona, ndërsa disa të tjerë janë të lënduar.

Në emër të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër dhe në emër të të gjithë qendrave tona islame në Zvicër, shprehim ngushëllime për familjarët e viktimave, për bashkëqytetarët tanë në përgjithësi, si dhe lutemi për mëshirë e rahmet të Zotit për ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

O Zot, fali të vdekurit, shëroi me shërim të plotë të lënduarit, si dhe familjarëve të tyre jepu forcë e durim! Na mbrojë nga çdo e keqe tjetër! "

Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së


Në mesazhin e tij kryetari i BFI-së të Maqedonisë së veriut i është lutur Allahut që viktimat t’i përfshijë në mëshirën e Tij të pakufishme, ndërsa familjeve t’ju jep forcën e imanit dhe durimit të paluhatshëm, të lënduarëve shërim të shpejtë dhe mos përjetofshim të këtilla dhimbje.