Nga Kristjan Pashollari12 Qer 2021 5.6k
Vendi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nxjer njoftim për Haxhin 2021

Njoftim!

Ta dashur besimtarë, duke qenë se interesimi juaj i përditshëm për Haxhin 2021, ka qenë shumë i lartë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë dhe Ministrinë e Haxhit të Arabisë dhe ka ndjekur me interes të lartë ecurinë e diskutimeve rreth zhvillimit ose jo të haxhit për këtë vit.

Për shkak të pasigurisë së mjaftueshme prej Pandemisë COVID-19, ju njoftojmë me keqardhje se, autoritetet organizatore të haxhit, Arabia Saudite, kanë marrë vendim për të mos patur as këtë vit pelegrinë nga jasht Arabisë në vendet e shenjta.

E lusim Allahun që t’ua pranojë nijetin e sinqertë të gjithë atyre që kishin planifikuar vajtjen në Qaben e Shenjtë këtë vit!

kmsh.al