1. Kryefaqja
  2. Të tjera
2 Shk 2023 2.5k
Të tjera

Krimet kundër myslimanëve janë rritur me 51% në Suedi pas djegies së Kuranit

Krimet kundër myslimanëve janë rritur me 51% në Suedi pas djegies së Kuranit
Myslimanët janë grupi fetar më i shpeshtë i shënjestruar nga krimet e urrejtjes në Suedi.

Akti provokues i fundit i djegies së Kuranit nga një politikan ekstremist Rasmus Paludan, jashtë ndërtesës së Ambasadës Turke në Suedi ka nxjerrë në pah shënjestrimin e muslimanëve në vend. Një raport i publikuar nga Këshilli Kombëtar i Parandalimit të Krimit të Suedisë në vitin 2021 zbuloi se muslimanët mbanin peshën e më shumë se gjysmës (51 përqind) të të gjitha krimeve të urrejtjes kundër grupeve fetare që ndodhën gjatë gjithë vitit 2020 në Suedi.
Raporti shtoi se hebrenjtë përballen me 27 për qind të krimeve të urrejtjes në Suedi, ndërsa të krishterët dhe grupet e tjera janë në shënjestër në 11 për qind të incidenteve.

Në mesin e viktimave, gratë muslimane dhe hebreje kanë më shumë gjasa se burrat të jenë objektiva e krimeve të urrejtjes.
Krimet që lidhen me fenë dihet se përbëjnë 18 për qind të numrit të përgjithshëm të incidenteve që konsiderohen krime të urrejtjes në Suedi.

Sipas raportit, 55 për qind e 4000 krimeve të raportuara të urrejtjes në Suedi ishin të motivuara racore.

Ky numër shqetësues shtohet nga Raporti i vitit 2021 mbi Lirinë Fetare nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (SHBA), i cili thotë se ka ende shumë krime të urrejtjes në Suedi që nuk raportohen në polici për arsye të ndryshme.

Numri i muslimanëve vetëm në Suedi vlerësohet të arrijë në 810 mijë njerëz ose rreth 8.1 përqind e popullsisë së përgjithshme në vitin 2016. Numri i muslimanëve parashikohet të rritet në 1.1 milion njerëz ose 11.1 përqind të popullsisë në vitin 2050 në një skenar minimal emigrantësh .

Ndërsa në skenarin maksimal të emigrantëve, numri i myslimanëve parashikohet të jetë 4.4 milionë ose 30.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Këto të dhëna janë rezultat i llogaritjeve të institutit kërkimor Pew, i cili studion rritjen e myslimanëve në Evropë. Ndërkohë nga qeveria suedeze nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e myslimanëve.

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 16
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 17
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro