Gjatë vizitës zyrtare te Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Shqipëri, në fjalën e tij Kryeministri i Republikës së Shqipërisë , për të treguar vëllazërinë mes dy popujve përdori fjalët e Profetit Muhammed a.s.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha : Ashtu siq shprehet Profeti Muhammed( paqja qoftë mbi Të): " Askush nuk ka besuar derisa të dëshirojë për vëllain, atë që dëshiron për vete".
Kjo ishte dhe ndihma që populli i Turqisë dhe udhëheqësit e saj bënë për vëllezërit shqiptarë me rastin e fatkeqësisë së termetit.
Kujtojmë që Presidenti Erdogan gjendet në Shqipëri me rastin e ceremonisë së dhurimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në qytetin e Laçit.
17 Jan 2022 1.2k


