Nga Kristjan Pashollari21 Nën 2022 4.1k
Të tjera

KRYEPESHKOPI I KISHËS KATOLIKE takohet me Reisul Ulemanë.

KRYEPESHKOPI I KISHËS KATOLIKE TË BOSNJES E HERCEGOVINËS MNS. TOMO VUKSHIQ VIZITOI BFI E RMV

Bazuar në frymën e bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar, të shtunën më 19.11.2022 BFI e RMV e vizitoi Kryepeshkopi dhe Mitropoliti i Kishës Katolike me qendër në Sarajevë Z. Tomo Vukshiq i shoqëruar nga nikoqiri i organizimit të kësaj vizite, Peshkopi i Kishës Katolike në RMV Z.Kiro Stojanov.

Me këtë rast, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai i falënderoi mysafirët për dëshirën që të vizitojnë BFI e RMV, që tregon për vetëdijen e lartë dhe të sinqertë të Kryepeshkopit Tomo Vukshiq me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë në mes Kishës Katolike të B dhe H dhe BFI e RMV, me qëllim të kontributit në sferën e paqës, tolerancës dhe dialogut ndërfetar për një mirëqenie në shoqëritë multikonfesionale dhe multinacionale, si që janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Në takim u bisedua për shumë çështje dhe sfida me të cilat ballafaqohen bashkësitë fetare në kohën bashkëkohore, si dhe mundin që duhet dhënë në sferën morale dhe shpirtërore, vlera keto që janë më se të nevojshme në kohën dhe nënqiellin ku jetojmë.

Reisul Ulemaja i shprehu mirënjohje Peshkopit të Kishës Katolike në RMV Z. Kiro Stojanov për kujdesin që në protokol të vizitave të jetë edhe BFI e RMV.

Në pritje të mysafirit të lartë ishin edhe Dr. Selver Xhemaili - Drejtor i diasporës, Mr. Mustafa Dauti- Drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe Dr. Abdulkerim Iseni - Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.