Nga Kristjan Pashollari28 Maj 2022 7.4k
Vendi

Kryetari i KMSH-së me mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Kryetari i KMSH-së H.Bujar Spahiu në profilin e tij në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kryetari Spahiu ndër të tjera ka shkruar:-

" Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe! Në emrin tim personal dhe të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia për bashkëshorten e Presidentit Nishani, fëmijët Ersi dhe Fiona dhe të afërmit e tij.

Zoti u dhëntë durim të përballojnë humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Ne i jemi mirënjohës Presidentit Nishani për vlerësimin që i ka bërë “Medresës së Tiranës” dhe “Revistës Drita Islame”.