Nga Kristjan Pashollari14 Mar 2023 8k
Vendi

Kryetari i KMSh-së takon sekretarin e Ligës së Botës Islame.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë po qëndron në një vizitë në Londër në kuadër të aktviteti të organizuar nga Rabita.
Gjatë këtij qëndrimi në Londër, Spahiu është takuar dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa.
Postimi i plotë i krytarit të Kmsh-së në Facebook

"Gjatë vizitës në Londër, ku mora pjesë në aktivitetin me temë “Mbledhja e Parë e Udhëheqësve Myslimanë Europianë dhe Britanikë: Komuniteti, Solidariteti dhe Një e Ardhme e Përbashkët e Njerëzimit” të organizuar nga Rabita, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të veçantë me, Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame.

Folëm për bashkëpunimin dypalësh, projektet dhe angazhimet e përbashkëta.

Z. Muhamed bin Abdulkerim shprehu vlerësim të veçantë për rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në përçimin e mezazhit të bukur të Islamit në këtë pjesë të Europës.

Gjatë bisedës më uroi edhe 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për parë mundësinë e një vizite në Shqipëri në këtë kuadër.

Biseda ishte miqësore dhe e hapur."

/botaislame.com