Nga Kristjan Pashollari30 Qer 2021 4.6k
Vendi

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nderohet me Titullin, “Nderi i Qarku Kukës”

Më dt 29 Qershor 2021, Këshilli i Qarkut Kukës, në një ceremoni zyrtare, nderoi me Titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, H. Bujar Spahiun, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet lokale të Qarkut Kukës, Prefekti i Qarkut, z. Zenel Kuçana, Kryetari Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Abdulla Domi dhe Myftiu i Kukësit, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm i KMSH-s, z. Islam Hoxha.

Ishin të pranishëm gjithashtu këshilltarë, intelektualë, familjarë, miq e shokë nga Kukësi, Kosova, Tirana e nga Durrësi.Në këtë ceremoni u vlerësuan me të njëjtin Titull edhe dy personalitete të tjerë të Qarkut, mjeku i njohur Shaqir Shehu dhe Studiuesi Besnik Hallaçi, pas vdekjes.

Ky Titull iu dorëzua Kryetarit Spahiu nga Kryetari i Këshilli të Qarkut, z. Abdulla Domi.Titulli jepet me motivacionin:“Për kontributin e çmuar në konsolidimin e harmonisë dhe tolerancës fetare në Qarkun Kukës dhe më gjerë.”

kmsh.al