Nga Kristjan Pashollari18 Jan 2022 1.8k
Të tjera

Kryetari Spahiu dënon sulmin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Pas sulmin që rebelet e grupit Houthi kanë bërë në Emirate ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë, kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërsë, H. Bujar Spahiu përmes llogarisë së tij zyrtar në Facebook ka dënuar ashpër këtë sulm.

Mesazhi i plotë i kryetarit Spahiu:
"Mësova për lajmin e sulmeve terroriste në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat rezultuan në vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e një numri njerëzish të pafajshëm.

Në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dënoj ashpër këtë krim ndaj njerëzve të pafajshëm dhe që dëmton rëndë paqen në rajon e më gjerë.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për vëllezërit në Emiratet e Bashkuara Arabe! I lutem Zotit të Plotfuqishëm që t'i mbrojë ata dhe ta bëjë vendin e tyre bujarë dhe mbarë rajonin të begatë e të sigurtë."