Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se namazi i Fitër Bajramit do të falet të dielën, më 30 mars 2025, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ceremonia do të nisë në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa falja e namazit do të kryhet në 07:30.
Për mediat që duan ta transmetojnë drejtpërdrejt, sinjali do të jetë i disponueshëm përmes RTSH-së.
Pas faljes, pritjet tradicionale do të mbahen në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga ora 09:00 deri në 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Fitër Bajramin!




