Nga Kristjan Pashollari27 Maj 2021 1.7k
Të tjera

Kush ishte Ebu Hanife?

Vendlindja e Imam Ebu Hanifes:

Imam Ebu Hanife lindi në vitin 80 hixhri në qytetin Kufe të Irakut të sotëm. Ai jetoi deri në vitin 150 hixhri kur edhe u nda nga kjo botë. Ai ishte i biri i Thabit ibnu Zuta El-Farisi, çka tregon se ai ishte me prejardhje persiane (nga Irani). Këtë e gjejmë edhe në shumë libra të dijetarëve të besueshëm ku vërtetohet se ai nuk ishte as nga arabët e as nga babilonasit, por i përkiste persianëve.

Jeta e hershme e Ebu Hanifes:

Ebu Hanife kaloi pjesën e hershme të jetës në qytetin Kufa, ku aty u edukua dhe jetoi pjesën më të gjatë të jetës. Aty mësoi, po aty veproi si mësues e edukues. Babai i tij ishte një tregtar si dhe një besimtar i sinqertë. Në shumë punime që flasin rreth Ebu Hanifes, gjejmë se babai i tij ishte takuar me Ali ibnu ebi Talibin r.a, ku ky i fundit ishte lutur për të dhe për pasardhësit e tij. Ebu Hanife vazhdoi rrugën e babait të tij ku edhe ai shkonte në tregje dhe bënte tregti. Në fëmijërinë e hershme të tij ai zuri Kur’anin të tërin përmendësh, dhe ishte nga ata që praktikonte leximin e shumtë të Kur’anit famëlartë. Rrëfehet se Ebu Hanife plotësonte leximin e tërë të Kur’anit deri në gjashtëdhjetë herë gjatë muajit të Ramazanit.

Dijetarët nga të cilët Ebu Hanife zuri diturinë:

Ebu Hanife në vendlindjen e tij Kufe mësoi nga shumë dijetarë të shquar të kohës në të cilën ai jetoi. Ai pas disa vite qëndrimi në qytetin Kufe më pas e lë atë për një periudhë kohore në mënyrë që të vizitoj qytetin e Mekës për të kryer obligimin e Haxhit si dhe për zënien e diturisë. Ai aty ishte takuar me disa nga tabi-intë (ata qe kishin arritur shokët e Muhamedit a.s.) nga të cilët kishte marrë mësime të cilët kanë zënë mësim nga Ibn Abbasi r.a.
… Rrëfehet në historinë e Bagdadit se një ditë Ebu Hanife kishte hyrë te mbreti i asaj kohe Ebu Xhafer El-Mensur ku aty gjendej edhe Isa ibnu Musa, i cili po i thotë mbretit se ky është dijetari i kohës sot. Atëherë mbreti Mensur po e pyet Ebu Hanifën se nga kush ke zënë mësimet? Ai iu përgjigj: Nga nxënësit e Omerit r.a, nxënësit e Aliut r.a, si dhe nga nxënësit e Abdullah ibnu Mes’ud, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

Në vijim do te përmendim disa nga dijetaret prej te cilëve Ebu Hanife mori mësimet e tij, siç me poshtë:

Hamad ibnu ebi Sulejman El-Esh’arij - Ebu Hanife nga Hamadi mori mësimet në shkencën e fikhut (jurisprudencës), si dhe vazhdoi mësimet me të deri në vdekje. Ibrahim En-nah’ij dhe Eshsha’bij - Ebu Hanife mësimet në lëmin e fikhut i vijoi po ashtu edhe nga këta dy dijetar, të cilët kishin mësuar fikhun nga imam Sherih, imam Alkame ibnu Kajs, nga Mesruk ibnu El-Egjda të cilët morën mësimet nga sahabët e njohur si: Abdullah ibnu Mes’ud, Alij ibnu Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me ta. Ebu Muhamed Abdullah ibnu El-Hasen ibnu El-Hasen - Ebu Hanife ishte nxënës gjithashtu i po këtij dijetari nga i cili zuri mësimet në lëmin e Hadithit, i cili dallohej me besueshmërinë dhe sinqeritetin e tij.

Rrethanat kohore në të cilat u ballafaqua Imam Ebu Hanife:

Imam Ebu Hanife jetoi kohën në të cilën shteti islam udhëhiqej nga mbreti Abdul Melik ibnu Merwan. Gjejmë se Ebu Hanife jetoi pjesën më të gjatë të jetës ne kohën e sundimit Emewi, të cilët erdhën në pushtet pas hulefa err -rrashidin (Ebu Beker, Omer, Othman, dhe Alij, radijallahu anhum), dhe pjesën tjetër gjatë sundimit Abasij. Ebu Hanife jetoi në kohën kur shumë grupacione fetare e jofetare veç kishin filluar të formoheshin, si: El- Havarixh, Esh-shia, El-Kaderije, El-Murxhie, Ed-dehrije (ata që mohonin ekzistimin e All-llahut subhanehu we te’ala) etj. Gjejmë se Ebu Hanife kishte zhvilluar dialog me 22 nga këto grupacione. Në një rast ai dialogoi me ateistët ku atyre ua parashtroi një pyetje e cila kishte të bënte rreth njëshmërisë së Krijuesit ku u thoshte: Se ç’thoni nëse ndokush nga njerëzit ju thotë: Kam parë një anije e stërmbushur me mallra, e cila lundronte në det, të cilën nuk e drejtonte askush. A mund ta pranon mendja e shëndoshë një gjë të tillë? Ata iu përgjigjën: Jo assesi një gjë e tillë nuk mund të jetë e mundur. Ebu Hanife po i’u drejtohet atyre: I lartësuar është Ai i cili krijoi dhe nënshtroi çdo gjë. Nëse mendja e shëndoshë nuk pranon lundrimin e anijes në det pa drejtuesin e saj, atëherë, si mund te ekzistoj kjo botë kaq e gjerë me të gjitha bukuritë e saj si dhe me ndryshimin e gjërave përbrenda saj pa pasur drejtuesin dhe mbikëqyrësin e saj.

Gjërat që bënë Imam Ebu Hanifën të ndalet në shkencën e Fikhut (Jurispruden