Këshilli i Ministrave të Kuvajtit ka shpallur një festë nëntëditore për Kurban Bajramin, sipas agjencisë së lajmeve të Kuvajtit.
Në njoftim thuhet se të gjitha institucionet publike, ministritë dhe organet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura nga e diela, 10 korrik deri të enjten, 14 korrik.
Kjo do të thotë që sektori publik do të ketë gjithsej një festë nëntë ditë pasi Kuvajti aplikon një fundjavë të premte/të shtunë.
Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit të fundit të kalendarit islamik DhulHixhe.


