Nga Kristjan Pashollari21 Maj 2021 1.7k
Të tjera

Liderja e partisë opozitare e krahasoi presidentin Erdogan me Netanyahun

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hapi një proces gjyqësor ndaj kryetares së një partie opozitare në Turqi, e cila e krahasoi atë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Erdogan kërkon nga rivalja politike Meral Aksener që t’i japë 250 mijë lira turke (24.475 euro), si dëmshpërblim.

“Benjamin Netanyahu, i cili është disi një version izraelit i Erdogan, nuk hezitoi të vinte në shënjestër civilë dhe fëmijë në mënyrë që të sabotonte kundërshtarët e tij politikë dhe kështu të ruante pozicionin e tij”, tha Aksener të martën, para grupit të saj parlamentar.

Erdogan kritikoi ashpër Aksener, duke e quajtur atë të pamoralshme që e uli në të njëjtin nivel me Netanyahun.