Nga Kristjan Pashollari1 Korr 2021 3.3k
Të tjera

"Lidhja e hoxhallarëve", "shkarkon" drejtuesin e lartë të policisë së shtetit?!

Është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se Loka është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit në organigramën e Policisë së Shtetit. Loka është larguar nga kjo detyrë dhe do të emërohet në një post tjetër. Duke shtuar dhe se ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit u paralajmëruan edhe më herët nga ministri i Brendshëm Bledi Cuçi, ndërkohë që gjithçka ndodh pas disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë tronditur opinionin publik.

Të jetë kjo arsyeja?!

Dy ditë më parë doli në disa portale të cilat janë të pozicionuara kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një telegram, ku Drejtoria e Antiterrorit nëpërmjet një informacioni dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit i bën me dije lidhur me një situatë të krijuar nga "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë" kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e cila bën fjalë për zhvillimin e mundshëm të një proteste përpara selisë së KMSH. Ku së bashku me disa imamë të tjerë mendonin rrëzimin e drejtuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Shkresa mban mbishkrimin e klasifikuar, për 10 vite, çka do të thotë që ajo ishte një shkresë e brendshme e strukturave të larta të shtetit dhe nuk duhet të dilte jashtë institucioneve shtetërore.

Pavarësisht që shkresa ishte shumë e qartë që kush dhe kujt i drejtohej dhe kush urdhërohet me marrjen e masave, disa imamë anti Kmsh me disa portale të tyre në nxitim e sipër e bëjnë publike këtë shkresë pa e menduar dëmin që do të sillte. Kështu, duke hapur vijën e zjarrit me çudinë dhe habinë njokohësisht që: "nga doli kjo shkresë e klasifikuar?". Valë kjo që me sa duket në vijë të parë del Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka. Pasi, afërmendsh shkresa e cila mban firmën e tij dhe mbishkrimin e klasifikuar ka dalë jashtë zyrave të shtetit dhe është bërë material i portaleve.

Burime nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shprehen që as kishin dijeni fare për çfarë bëhej fjalë në lidhje me rastin e ndodhur.

Nuk është hera e parë që "Lidhja e Hoxhallarëve" me disa imamë të caktuar bëhet pjesë e diskutimeve dhe survejimeve të antiterrorit në Shqipëri.

Më poshtë lexoni shkresën për të cilën bëhet fjalë.