Nga Kristjan Pashollari18 Tet 2021 2.9k
Të tjera

Mbrëmje fetare në përkujtim të muajit të lindjes së Profetit Muhamed (a.s)

Në përkujtim të muajit të lindjes së Profetit Muhamed (a.s), mbrëmjen e djeshme pas namazit të akshamit, në xhaminë e Et’hem Beut, u zhvillua një mbrëmje fetare me ligjërata, këndim Kurani, dua, etj.

Programi filloi menjëherë pas faljes së namazit të akshamit me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga hafizi Enes Hyka.

Për të vazhduar më tej me referimin e Myftiut të Tiranës, Lauren Luli, i cili pasi falënderoi të pranishmit në këtë mbrëmje kaq domethënese, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla në vazhdimësi.

Më tej ai ndau me të pranishmit rëndësinë e përkujtimit të Profetit tonë të dashur (a.s) në përditshmërinë tonë si dhe disa aspekte të të jetuarit të tij.

Për të vazhduar më tej me ilahi nga Enes Hyka dhe Abdullah Ziba.

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte edhe mevludi që u soll për besimtarët e pranishëm nga myezini i xhamisë Osman Kabili.

Në mbyllje të programit, Imami i xhamisë, Elton Karaj, bëri duanë e rastit.