Qyteti i shenjtë mysliman i Medinës, në Arabinë Saudite është renditur qyteti më i sigurt në botë për udhëtaret femra që udhëtojnë të vetme, raport ky i një kompanie sigurimesh udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar.
InsureMyTrip kreu studimin duke përdorur të dhëna në 65 qytete në një shkallë nga 0 deri në 10. Medina mori një rezultat të përkryer 10/10, duke përmendur këtu se sa të sigurta ndjehen gratë duke ecur vetëm gjatë natës në këtë qytet. Qyteti gjithashtu u rendit i pari për sigurinë dhe mungesën e sulmeve ndaj grave.
Chiang Mai i Tajlandës u rendit i dyti, i ndjekur nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe. Johanesburgu i Afrikës së Jugut u rendit i fundit.Medina është qyteti i dytë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe është i hapur për të vizituar edhe nga individët që nuk janë besimtarë të fesë Islame.
Medina manifestohet si qyteti në të cilin Profeti Muhamed themeloi komunitetin musliman dhe njihet si vendi ku gjendet varri i tij./JOQ


