Nga Kristjan Pashollari15 Nën 2022 3.2k
Të tjera

Medreseja Isa Beu vizitohet nga mysafiri i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe

Medreseja Isa Beu vizitohet nga mysafiri i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe

Sipas protokollit të paraparë të Bashkësisë Fetare Islame për vizitën e Prof Dr. Nasir Muhammed Arif, si i dërguari special i Dr. Alij En Nuajmit, pas vizitës dhe takimit në Rijasetin e BFI e RMV, ku u prit nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe delegacion i përbërë nga drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI e RMV, mysafiri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Prof Dr. Nasir Muhammed Arif realizoi një vizitë të rëndësishme në SHMI “Medresenë Isa Beu”.

Ai së bashku me udhëheqësinë e BFI u mirëpritën nga Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizi dhe Këshilli Edukativo Arsimor i Medresesë Isa Beu. Gjatë kësaj mikpritje mysafiri i nderuar nga EBA u informua nga drejtori Prof. Ibrahim ef. Idrizi për historikun e funksionimit të Medresesë, sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion amë i Bashkësisë Fetare Islame.

Më pastaj mysafiri pati një ligjëratë para nxënësve të Medresesë, ku në fjalimin e tij mes tjerash tha: “Në këtë institucion erdha për të parë se si funksionon një shkollë e mesme, a në realitet gjeta staf dhe nxënës të përgatitur si të një universiteti”.

Më pas u vizituan objektet shoqëruese, si restoranti dhe internati i medresesë. Drejtoria e medresesë e falënderuan BFI-në dhe mysafirin e nderuar për vizitën, me shpresë se do të jenë një pik nisje e një bashkëpunimi në të ardhmen e afërt në interes të zhvillimit të procesit edukativo arsimor.