A e dini se shqiptarët desh shkaktuan luftë botërore në periudhën e perandorisë Osmane.Ngjarjet datojnë në 1876, në Selanik.
Stefana ishte një vajzë e re me origjinë Bullgare, e cila jetonte ne fshatin Bogdançe në rrethinat e Selanikut. Ishte rritur në kushte të vështira ekonomike, ngaqë babai i kishte lënë jetime që në vegjëli. Jeta e Stefanës do të ndryshojë rrënjësisht pasi njihet me Eminin, i cili ishte një djalë i pashëm dhe i përkiste besimit Islam.
Të dy të rinjtë bien në dashuri dhe vendosin të martohen. Pasi u martua, Stefana vendosi të pranojë Islamin dhe e ndërroi emrin në Ajshe. Mirëpo nëna e saj, e vendosur edhe nën presionin e priftit të fshatit, e kundërshtoi martesën. Shkoi në Selanik edhe u ankua tek autoritetet lokale se gjoja vajza e saj ishte konvertuar ne Islam pa dëshirë.
Aishja niset bashkë me Eminin për në Selanik, që të dëshmojë se nuk e kishin detyruar të ndërrojë besimin. Minoriteti Bullgar i Bogdançes, i çuan lajm Konsullit të Amerikës ne Selanik Haxhi Lazarovit, se Aishja ishte nisur për në qytet. Edhe ai ishte me origjinë Bullgare, kështu që bashkë me 150 persona të përbërë nga bullgarë dhe grekë, zuri pritë në afërsi të stacionit të trenit.
Aishja dhe bashkëshorti i saj me të zbritur nga treni, shkuan menjëherë tek policet që ndodheshin aty dhe u kërkuan që ti shoqëronin tek valiu i qytetit.
Mirëpo me të dalë nga stacioni i trenit, sulmohen nga grupi që drejtohej nga Lazarovi, Aishes ja grisin mbulesën Islame edhe e mbyllin ne konsullatën e Amerikës. Me tu përhapur lajmi, grupe të mëdha myslimanësh mblidhen para konakut të valiut dhe kërkojnë me ngulm që të lirohet Aishja dhe të dënohen përgjegjësit.
Grupin e inatosur e dominonin shqiptarët të cilët ishin edhe të armatosur. Megjithëse Vali Pasha premtoi se do të merren masa, kallaballëku i njerëzve rritej minut pas minuti. Xhamia Selim Pasha, e rrethuar nga mijëra vetë, ishte kthyer në qendrën e protestës.
Protestuesit do të provokoheshin nga prezenca e konsujve te Francës dhe Gjermanisë të cilët ishin përzier me turmën pa lajmëruar autoritet lokale.
Pavarësisht përpjekjes së xhandarmërisë për të kontrolluar situatën, konsujt Jules Moulin dhe Eric Abbot u ekzekutuan nga turma e inatosur që dominohej nga shqiptarët.
Kjo ngjarje do të trazonte arenën politike botërore dhe Gjermania, Franca dhe Rusia dërguan flotën luftarake në afërsi të Selanikut.
Edhe perandoria Osmane dërgoi flotën e saj për të mbrojtur qytetin. Një histori e thjeshtë dashuria mund të bëhej sebep për nisjen e luftës botërore. Sulltan Abdulazizi, për të ndaluar përshkallëzimin e ngjarjeve, urdhëroi menjëherë që të zbulohen përgjegjësit për vrasjen e konsujve dhe të vihen para drejtësisë. Menjëherë u arrestuan 56 persona, që mendoheshin se kishin lidhje me ngjarjen, 12 prej tyre u dënuan me vdekje dhe 6 prej tyre u ekzekutuan në moment.Shumë ushtarë dhe funksionarë të shtetit u pushuan nga puna, disa edhe u gjykuan dhe dënuan me pretekstin se kishin ndërhyrë me vonesë për të parandaluar ngjarjen.Autoritetet qendrore nuk dënonin fajtorët, por njerëz të pafajshëm për të kënaqur shtetet perëndimore.
Studentët e Stambollit të inatosur nga padrejtësia që po bëhej dhe nga politikat denigruese pro Ruse (që ishte njeri prej shteteve që kishte dërguar flotën në Selanik) të kryeministrit Nedim Pasha, që njihej si filorus, u revoltuan. Në Majin e 1876 me mijëra studentë u mblodhën në sheshin Fatih të Stambollit.
Kryengritja u shpërnda dallge-dallge në të gjithë qytetin. Nedim Pashën e kapi paniku, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe u fsheh në një vend të paditur. Po në të njëjtën kohë qeveria vendosi të paguajë 303 mijë franga për konsullin Gjerman dhe 600 mijë franga për konsullin Francez.
Ky veprim do ta dëmtonte rëndë autoritetin e Sulltan Abdulazizit, do të vlerësohej si dobësi në drejtimin e shtetit, do të ndizte fitilin e parë të një puçi ushtarak që do ta zbriste nga pushteti. Nisi një proces që do të çonte në vrasjen e tij. Aishja u shpëtua nga konsullata Amerikane dhe ju dorëzua parisë myslimane.
Disa nga burimet thonë se Aishja dhe Emini jetuan të lumtur deri ne fundit e jetës së tyre, në një fshat të Anadollit.Në ngjarje të nxehta dhe në kohë trazirash nuk duhet nxituar për të dalë në ko


