Me rastin e 12 Rebiul Evelit, ditëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi manifestim për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë islame, e cila u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.
Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, zv/kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr.Burhan Işleyen, i shoqëruar nga Murat Alkan, Drejtor i përgjithshëm në Dijanetin e Turqisë dhe Junus Koçan, imam në xhaminë “Haxhi Bajram Veli” në Ankara, këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, hoxhallarë dhe shumë xhematlinjë të tjerë.




Programi filloi me një pjesë nga Kurani që u lexua nga Egzon Ibrahimi.
Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi Kryetari i Këshillit të BI të Prizrenit, i cili uroi besimtarët për këtë datë historike dhe njëherit tha se janë të nderuar që kanë musafir Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe delegacionin nga Dijaneti të udhëhequr nga zv/kryetari i Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen.
Ligjëratën kryesore para të pranishmëve e mbajti Myftiu Tërnava, i cili falenderoi prezencën e zv/kryetarit të Dijanetit të Turqisë, dr.Burhan Işleyen, dhe delagacionit përcjellës të tij, duke lutur Zotin që t’i shpërblej me të mirat e Tij dhe falenderoi popullin vëlla turk, qeverinë, Dijanetin dhe shumë organizata tjera për ndihmën që ofrojnë në Kosovë dhe përkrahjen e BIK-ut.
Ai më pas në ligjëratën e tij veç tjerash tha se sa herë që na vie ky muaj na shtyen e motivon edhe më tepër të rikujtojmë të Dërguarin e fundit, Muhamedin a.s.., njeriun që solli kondita për organizimin e jetës së individit, familjes dhe shoqërisë, pa dallim vendi, kohe, race apo ngjyre. Ai më pas veçoi se rikujtimi i kësaj dite kur erdhi në jetë Muahmedi a.s., ka një domethënie të veçantë tek besimtarët, andaj shumica absolute e besimtarëve në tërë globin shtojn dhikër, salavate, lutje e dua si dhe duke organizuar manifestime të ndryshme për nder të kësaj dite kaq domethënëse dhe madhore.
Ai rikujtoi ajetin kuranor ku Krijuesi ka thënë: “Thuaj vetëm mirësisë së Zotit xh.sh.,dhe mëshirën e Tij, ne në vazhdimësi t’i gëzohemi”, duke thënë se ne kemi mundësinë që të jetojmë me biografinë e Muhamedit a.s., ne nuk e patëm fatin që patën sababet të jetonin me të, dhe edhe pse kaluan mbi 1400 vite, ne e duam Muhamedin a.s, dhe e rikujtojm atë, dhe duhet shtuar në përmendje dhe rikujtim të tij.
Ai në fund porositi që në shtëpit tona të mbajmë mevlude me karakter fetar si i ka hije një besimtari sepse kjo është një punë shumë e mirë, sepse vetëm tubimi muslimanve mes vete është obligim, dhe të japim kontribut në shpjegimin dhe predikimin e fjalës së Zotit duke manifestuar dashuri ndaj Allahut xh.sh dhe Muhamedit a.s..
Këtë manifestim e përshëndeti edhe zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Burhan Işleyen, i cili uroi besimtarët për këtë ditë historike në kalendarin islam ku ata përkujtojnë historinë e lavdishme të Muhamedit a.s. duke ditur se ai erdhi për të nxjerrur njerëzimin nga errësira


