Agjërimi është ndër veprat më të pëlqyeshme këto ditë. Mund të themi se, “Jemi në stinën e verës. Moti shumë I nxehtë dhe ditët e gjata. Të mbash agjërim është shumë e vështirë.”
Keni të drejtë në ato që thoni. Por duhet ta dijmë se; agjërimi në ditët e gjata dhe nxehta është disa herë më i virtytshëm sesa agjërimi në ditët e shkurtra dhe të ftohta. A nuk ia vlen të durosh disa vështirësi me të cilat bën një investim shpirtëror, që do të vlejë shumë në botën e përtejme?
Një ditë agjërim, shpërblimi sa një vit agjërimi.
Nëse dëshironi, le të kalojmë në ajetet dhe hadithet rreth vlerës së Dhulhixhxhes, dhe të ndezim dashurinë, entuziazmin dhe motivimin tonë.
Fatkeqësisht ne akoma nuk arrijmë ta kuptojmë e ndjejmë ashtu siç duhet se çfarë thesari i madh janë këto netë, për të cilat pjesa më e madhe e dijetarëve mendojnë se përmenden në suren Fexhr: “(Betohem) për 10 netët!” (Fexhr, 89/2).
Abdullah bin Abbas (r.a), fjalët eyyâm-u ma’lûmât (ditët e caktuara) në ajetin e 28-të të sures Haxh, si dhe fjalët eyyâm-u m’adûdâtı (ditët e numruara) që kalojnë në ajetin e 203-të të sures Bakara, thotë se i referohen 10 ditëve të para të Dhulhixhes, kurse fjalët eyyâm-u teşrik( ditët e teshrikut), i referohen ditëve të Kurban Bajramit.
Dhulhixhe është muaji i 12-të Hënor, në të cilin realizohet një nga 5 shtyllat e Islamit, Haxhi. Njëkohësisht ai është muaj i faljes së përgjithshme…
Dhjetë netët e bekuara që u përmendën më sipër quhen ndryshe edhe “lejali ashere”.
Kurse dita e 10-të është dita e Kurban Bajramit.
Sihariqi i Pejgamberit (a.s), i Cili na tregon për rëndësinë e këtyre netëve është ky:
“Në mesin e ditëve që i bëhet ibadet Allahut, nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes. Çdo ditë e agjëruar në ato ditë është e barabartë me 1 vit agjërim, namazet që falen në çdo natë të tij janë të barabartë me Natën e Kadrit.” (Tirmidhiu, Savm: 52; Ibn-i Maxhe, Sijam: 39).
Domethënë, agjërimi që mbahet këto ditë është i barabartë me 360 ditë agjërim. Ka aq shumë rahmet dhe bereqet të Allahut në këto ditë saqë për një ditë agjërim jepet shpërblim i agjërimit të një viti. A mund të qëndrojmë indiferent ndaj një myzhdeje të tillë? Përngjasimi i këtyre netëve me natën e Kadrit është një bukuri në vete. Sepse nata e Kadrit është e vlefshme se një mijë muaj dhe sa 83 vite adhurim.
Përsëri, në një hadith tjetër, Pejgamberi a.s. thotë:
“Nuk ka vepra më të çmuara te Allahu se ato që bëhen në 10 ditët e para të Dhulhixhes . Thoni shumë tesbih, tehlil dhe tekbir në këto ditë!” (Abd b. Humejd, Musned: 1/257)
Tesbih është “Subhanallah”.
Tahmid është “Elhamdulil-lah”.
Tahlil është “La ilahe il-lallah”.
Tekbir është “Allahu Ekber”. Të cilat në formën “Subhanallahi velhamdulillâhi ve lâilâheillâllahu vallahuekber” i shprehim 300 herë në namazin e Tesbihut. Duke e ditur se tesbihu, tahmidi dhe tekbiri janë në bërthamën e namazit, mund të kuptojmë se sa shpërblim i madh është shtimi i namazeve nafile në këto ditë.
Më i vlefshëm se Xhihadi
Transmetimi i mëposhtëm i Abdullah ibn Abbasit tregon se adhurimi në këto ditë është i vlefshëm edhe se xhihadi:
Profeti (a.s) u shpreh kështu:
Nuk ka ditë më të dashura tek Allahu sesa këto ditë në të cilat gjendemi ( 10 ditët e para të Dhulhixhes), për veprat e mira( në të cilin gjenden veprat e mira).
Sahabët pyetën :
O dërguari i Allahut, edhe se Xhihadi në rrugën e Allahut?
-I dërguari i Allahut (s.a.s) u përgjigj:
Po,


