Kur flitet për gruan dhe emancipimin e saj, të gjithë njerëzit me arsye të shëndoshë pajtohen me faktin se mbi supet e gruas rëndojnë padrejtësi që shtrihen nga kohët e lashta e deri sot në ditët tona. Gjithashtu, pajtohemi me faktin se tashmë gruaja është shndërruar në një kauzë dhe se emancipimi i saj, edhe pse lidhet me atë të burrit, ka nevojë për më shumë vëmendje dhe për një qasje specifike. Por ajo që ka shkaktuar mosmarrëveshje dhe debate, në nivel ndërkombëtar, është modeli ideal i cili i mundëson gruas emancipimin e vërtetë. Sot na ofrohet modeli perëndimor ekstrem, modeli i lëvizjeve feministe të cilat duan që gruaja të fokusohet tek vetja, duke u rebeluar kundër natyrës së saj femërore me të cilën e ka krijuar Zoti, kundër burrit dhe kundër vlerave dhe feve. Ky është një model i cili ka arritur kulmin e ekstremizmit. Ekziston dhe një model tjetër, ai tradicional, ai i izolimit dhe kufizimit, zakonet dhe tradita e të cilat i janë veshur fesë.
Modeli i mesëm i emancipimit të gruas
Por ekziston dhe një model i mesëm dhe i balancuar, i cili shpreh qasjen islame ndaj emancipimit të gruas dhe që buron nga tekstet, logjika dhe drejtësia e Kur’anit, i cili i ka dhënë gruas të drejtat e saj të plota dhe e ka barazuar me burrin, pasi ajo dhe burri rrjedhin nga Ademi a.s. Kur’ani i ka besuar gruas të njëjtin amanet që ia ka besuar burrit, amanetin e mbarëvajtjes së jetës në tokë. Ai e ka barazuar gruan me burrin në nderimin dhe fisnikërinë që u ka bërë të dyve. Ai i ka barazuar në obligime, mbajtjen e përgjegjësive dhe shpërblimin… E gjitha kjo, duke marrë parasysh dallimet fizike dhe psikologjike mes mashkullit dhe femrës. Vetëm duke njohur dhe pranuar këto dallime njeriu vlerëson begatinë hyjnore dhe realizon lumturinë e vet, pasi vetëm kështu përballet secila palë me tjetrën. E po të ishin të dy njëlloj, pa asnjë dallim, nuk do të ishte tjetër, nuk do ndjente dëshirën për ta pasur dhe mallin për ti qëndruar pranë. Barazia në përgjegjësinë e mbajtjes së amanetit, dinjitetit, aftësisë, detyrimeve, llogarisë dhe shpërblimit, pjesëmarrjes në detyrimet sociale… është barazi e dy palëve që dallojnë nga njëri-tjetri dhe jo dy palëve krejtësisht unike.
Ky model i mesëm buron nga tekstet dhe logjika e Kur’anit Fisnik, i cili e konsideron burrin si pjesë të gruas dhe gruan si pjesë të burrit. “Pjesë e njëri-tjetrit”[1]. Secilën palë, Kur’ani e portretizon si petk për palën tjetër. “ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për to”[2].
“ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?”[3].
Lidhjet e kësaj bese mes dy bashkëshortëve, e cila është besë e natyrës së pastër njerëzore, i bashkojnë nenet e saj të cilat përbëhen nga miqësia, dashuria, mëshira, qetësia… “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”[4]
Kjo qasje e mesme ndaj emancipimit të gruas dhe ruajtjes së feminilitetit të saj, bazohet gjithashtu tek praktikat profetike që rridhnin nga logjika e Kur’anit. Këto praktika të cilat e emancipuan gruan myslimane dhe e çliruan atë nga varrosja për së gjalli, e shndërruan atë në një forcë aktive në ndërtimin e familjes, shtetit dhe civilizimit islam, e bënë atë pjesëmarrëse në të gjitha fushat e jetës dhe të fesë. Diçka të tillë e gjejmë që ditët e para të lindjes së diellit islam.
Ky model i mesëm buron edhe nga ixhtihadi islam bashkëkohor, i cili i njeh të gjitha të drejtat gruas, njëkohësisht të gjitha meritat si palë e denjë në projektin zhvillimor të linjës së përtëritjes dhe rilindjes. E gjitha kjo, duke u mbështetur tek Kur’ani Fisnik dhe praktikat fillestare të emancipimit islam të gruas, me të cilat vlen të krenohesh.
Modele nga ditët e para të Islamit
- Hadixheja, Zoti qoftë i kënaqur me të, është model dhe fryt i emancipimit që islami i bëri gruas. Falë këtij emancipimi, ajo la pas shumë burra si në fushën e besimit ashtu dhe atë të thirrjes islame të porsalindur. Falë këtij emancipimi ajo u shndërrua në burimin mbështetës më të madh të thirrjes islame, si me pasuri, urtësi dhe me ndjenja. Aq i madh ishte kontributi i saj saqë viti në të cilin vdiq, u quajt viti i dëshpërimit.
- Modeli i dytë është Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, e cila edhe ajo ishte fryti i këtij ema


