Të pranishëm për të ligjëruar mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së Profetit tonë të dashur, ishin; Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, imami i xhamisë, Elton Karaj si dhe imamët Munir Salkurti, Erjol Haxhiu, Abdullah Ziba, hafizi Enes Hyka dhe muezinët Osman Kabili dhe Ahmed Shehi.
Gjatë mbrëmjes fetare, e cila u zhvillua fill pas namazit të Akshamit, u mbajtën ligjërata rreth jetës dhe veprës së Profetit (a.s.) nga kryetari dhe imamët, u këndua Kuran dhe pjesë nga mevludi gjithashtu.





