Nga Kristjan Pashollari18 Shk 2022 3.7k
Të tjera

Mrekullitë e abdesit

“Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (en Nexhm: 34)

Shumë myslimanë nuk i kushtojnë rëndësi marrjes së abdesit në mënyrën e duhur.

Me “mënyrën e duhur” kemi për qëllim kujdesin e hollësishëm, për se na ka porositur Muhamedi a.s. Njerëzit me këtë veprim, jo vetëm që humbin rastin të marrin shpërblim më të madh për përsosjen e abdesit, por ata gjithashtu humbin mundësinë e artë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi.
Katërmbëdhjetë shekuj më parë Muhamedi a.s. na ka porositur për 26 lëvizje të larjes që duhet të zbatohen pesë herë në ditë, që gjithsej janë 130 lëvizje gjatë ditës, për të na dhuruar shëndet optimal. All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat!Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla? fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në të dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës,ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ju plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që ta falënderoni”. (el Miade: 6).
Kështu, abdesi përfshin larjen e duarve, krahëve deri në bërryla, fytyrës, gojës, hundëve, dhe nyjave të këmbëve, që të gjitha këto nga tri herë. Anën e brendshme e të jashtme të veshëve, si dhe pjesën e sipërme të kokës që duhet të fërkohet një herë.
Duke e bërë këtë pesë herë në ditë, myslimani jo vetëm që i pastron këto pjesë vitale të trupit nga pluhuri e papastërtia, por gjithashtu i zbut dhe i freskon.
Është mjaft interesant fakti që Muhamedi a.s. gjithashtu na ka nxitur për të marrë abdes para se të biem në gjumë. I njëjti veprim inkurajohet nga ekspertët e Jogës, të cilët thonë që pastrimi i motorit të rëndësishëm dhe organeve ndijore, siç janë duart, krahët, sytë, këmbët e goja me ujë të pastër pa ra shkuarjes në shtrat e relakson trupin, dhe në këtë mënyrë e përgatit për një gjumë të thellë.
Në një artikull titulluar “Ritualet islame dhe efekti i tyre në shëndetin e njeriut”, Dr. Magomed Magomedov, asistent në departamentin e Higjienës së Përgjithshme të Njeriut dhe Ekologjisë në Akademinë Mjekësore Shtetërore në Dagestan, flet se si e stimulon abdesi shumë ritmin e trupit dhe në mënyrë të veçantë Pikat Aktive Biologjike (BAS), njësoj ideja për terapinë refleksive kineze.
Tani e dimë që njeriu është një sistem kompleks i fushave elektromagnetike, meridianëve, ritmeve biologjike e kështu me radhë. Organet e brendshme të njeriut, si rregull, përfaqësojnë jo më pak se një tërësi të sofistifikuar bioenergjie.
Ato të gjitha kanë lidhje të qëndrueshme bilaterale me lëkurën, e cila përmban pika të veçanta, funksionet e të cilave u ngjajnë butonave të “kontrollit” dhe “kuvertave të rimbushjes” përgjegjës për çdo organ të veçantë. Këto pika biologjikisht quhen pika aktive biologjike (BAS).
Derisa nxjerr në pah ngjashmëritë në mes abdesit dhe shkencës së terapisë refleksive kineze, në artikullin e tij magjepsës, Dr. Magomedov tregon që një njeri, për t’u bërë mjeshtër i terapisë refleksive, duhet të ndjekë një kurs për 1520 vjet, gjithë këtë kohë për mësimin e thjeshtë të metodave të abdesit. Terapia refleksive, thotë ai, kryesisht përdoret për shërimin e sëmundjeve dhe shumë rrallë për parandalimin, sa kohë që abdesi ka shumë dobi parandaluese. Gjithashtu ekziston edhe një anë negative për terapinë refleksive, thotë ai, e që nuk e gjejmë tek abdesi. Ajo anë negative është ekspozimi i pacientit ndaj traumave, meqë mjekët përdorin të djegurit. Dr. Magomedov thotë: “Shumica e BAS-eve më të rëndësishme pastrohen gjatë ritualit islam. Nuk është mjeku, i cili ka studiuar për shumë vite, që e bën këtë, por çdo mysliman e bën ashtu siç i ka mësuar Muhamedi a.s. Veç kësaj, falja e pesë kohëve të namazit e obligon myslimanin të marrë masa parandaluese kundër sëmundjeve, që më përpara”.
Sipas Dr, Magomedovit, mjekësia kineze thotë që ka më shumë se 700 BAS-e, dhe 66 prej tyre kanë reflekse të shpejta të terapisë, që quhen pika të ashpra (apo agresive a të vjetra). Nga këto 66 pika, 61 prej tyre gjenden në pjesët që duhet të pastrohen gjatë abdesit. Kështu, abdesi bëhet një lloj trajtimi kompleks, që përfshin hidromasazhin e BAS-eve, si dhe stimulimin e tyre termik e fizik. BAS-et në dukje (që pastrohen gjatë abdesit) “rimbushin” organet, siç janë zorrët, barku dhe fshikëza e urinës, që, veç kësaj, ka efekt pozitiv në sistemin nervor e riprodhues, thotë Dr. Magomedov në studimin e tij, duke shtuar që BAS-i përgjegjës për sistemin e eshtrave, zorrët, sistemin nervor, pjesën e mesit, barkun, pankreasin