Nga Kristjan Pashollari1 Dhj 2021 2.5k
Të tjera

Muslimanët në ish Bashkimi Sovjetik

Numri i myslimanëve në ish Bashkimin Sovjetik është rreth 80 milion. Megjithatë numrin e tyre të madh është e qartë se bota e jashtme nuk di shume gjera për ata.

Nga 16 shtete te cilat përbënin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica e popullsisë ne tete nga këto shtete kur komunistet morën fuqinë me 1917. Zonat ne te cilat myslimanet përbënin shumicën ne Bashkimin Sovjetik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Kirgizia, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazi dhe 9. Krimea.

Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e tete gjate kohës se Kalifatit Umajad dhe Kalifit Abdul Malik bin Maruan. Për 1200 vjet, e gjithë zona qëndroi nen qeverisjen e Myslimaneve. Nga Uzbekistani kane dale një sere shkollaresh te mirënjohur te Hadithit dhe Fikut, se bashku me filozofe, fizikane dhe matematikanë. Ishte pikërisht ne fillim te shekullit te tete, kur gati e gjithë popullsia e Taxhikistanit pranoi Islamin, me përpara edhe se mesazhi i Islamit te arrinte ne Afganistan. Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 AH (636 e.r), dhe u be pjese e botes Myslimane ne vitin 113 AH gjate kohës se kalifit Umajad Hisham bin Abdul Malik.

Tregtaret myslimane çuan Islamin ne Rusinë Evropiane ne fillim te shekullit te dhjete. Ka përreth 10 milion myslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Uralet dhe ne luginën e lumit Vollga.
Deklarata e nënshkruar se bashku nga Lenini dhe Stalini me 4 Dhjetor 1917 thoshte: " Për myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare të Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisë apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, për te gjithë ata xhamitë dhe vendet e shenjta të të cilëve dhe besimi dhe traditat e tyre u janë prekur nga carët e Rusisë apo tiranë te tjerë; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombëtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjë nuk do te kundërshtojë ketë ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetën tuaj kombëtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtë." Megjithatë Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte një rrezik për revolucionin e tyre ishin shtetet myslimane. Brenda një viti ata ndërruan mënyrën dhe pushtuan shtetet myslimane.

Për mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytëzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobësoi shpirtin e tyre te lirisë. Djalli i socializmit pati gllabëruar përreth pesëdhjetë mije ulema dhe udhëheqës fetare deri me 1940 dhe duke u bazuar ne statistikat Ruse, komunistet patën mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941. Ne republikën e Turkmenisë, gjate vitit 1954, u bene rreth 700 fjalime kundër fesë. myslimanet u quajtën "Balmeek" e cila do te thotë fundamentalist dhe përçarës. Çdo mysliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.
* * *
Bashkimi Sovjetik është duke u shpërbëre. Ka humbur shume nga republikat e tij. Megjithatë çështja mbetet se çfarë do te ndodhe me Myslimanet ne atë vend te pastabilizuar. Ka përreth 80,000,000 myslimane ne ish Bashkimin Sovjetik. Me gjithë se ky numër është shume i madh bota e jashtme duket se di shume pak për ta. Ish Partia Komuniste dhe KGB i patën izoluar ata aq keq saqë pjesa me e madhe e Myslimaneve nuk u përpoqën për çlirim. Për mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytëzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobësoi shpirtin e tyre te lirisë.

Nga 16 shtete qe përbënin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica ne tete prej tyre kur komunistet erdhën ne fuqi me 1917. Ata u sollën ne fillim si simpatizantë te myslimaneve. Madje dhe deklarata e 4 Dhjetorit, 1917 e firmosur nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Për myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare te Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisë apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, për te gjithë ata xhamitë dhe vendet e shenjta të të cilëve dhe besimi dhe traditat e tyre u janë prekur nga Carët e Rusisë apo tiranë te tjerë; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombëtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjë nuk do te kundërshtoje ketë ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetën tuaj kombëtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtë."

Një deklarate tjetër e 15 Nëntorit 1917 e firmosur po nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Kombet ne Bashkimin Sovjetik kane te drejte te vendosin vete për te ardhmen e tyre ne çdo kohe. Ata kane te drejte qe te shkëputen nga Bashkimi dhe te shpallin liri te plote, gjithashtu kane te drejtën për te braktisur nqs duan te gjitha vlerat kombëtare dhe fetare si dhe diskriminimin." (Gazeta Qeveritare Komuniste e Nëntorit 3, 12, 1917).

Megjitha