Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Ai sot është pritur në takim nga kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. Ali ef. Erbash.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Erbash për mikpritjen dhe përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai e drejton për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Dijanetit turk dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetari i Dijanetit, prof. Ali ef. Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, dhe e përgëzoi për punën dhe angazhimin e tij në shërbim të fesë dhe zhvillimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.
Pas takimit, Myftiu Tërnava dhe kryetari Erbash nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën fetare, që mbulon sfera të ndryshme, përfshirë këtu shërbimet fetare, edukimin fetar, studimet fetare etj.
Myftiu Tërnava, u shpreh se me nënshkrimin e këtij memorandumi, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të forcohet edhe më tepër. "Ky memorandum do të jetë motiv shtesëpër punë edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme për të mirën e besimtarëve tanë.
Ndërkaq, kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash, theksoi faktin se për Turqinë, Kosova dhe besimtarët myslimanë, paraqesin një vend të rëndësishëm në zemrat e besimtarëve të Turqisë andaj përmes këtij memorandumi, ne do të jemi edhe më afër tyre dhe shpresojmë se me këtë memorandum, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë" - tha kryetari Erbash.




Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi gjithashtu u prit në takim edhe nga z. Serkan Kayalar, kryetar i Organizatës Qeveritare Turke për Zhvillim, TIKA.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Sarkan Kayalar për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e TIKA-s për restaurimin e trashëgimisë kulturore islame dhe projekteve të tjera zhvillimore nga fusha të ndryshme në dobi të qytetarëve.
Kryetari Serkan Kayalar falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës me zyrën e TIKA-s në Kosovë në realizimin e projekteve me rëndësi, si në sferën e trashëgimisë, ashtu edhe në atë kulturore dhe të ar
simit.




