Nga Kristjan Pashollari27 Maj 2021 4.3k
Të tjera

Myslimanët në Greqi

Para se të flasim për myslimanët në Greqi, duhet të japim një pasqyrë të shkurtër për Greqinë, vend i kulturave antike.

Madhësia e Greqisë arrin deri në 132000 km2. Ajo shtrihet në anën jugore të Gadishullit Ballkanik dhe karakterizohet me bregdetin më të gjatë në Evropë. Një e pesta e kësaj sipërfaqeje përbëhet prej qindra ishujve, prej të cilëve më i madhi është ai i Kretës dhe Kiosit.

Ndërsa numri i popullsisë llogaritet në mbi 10 milionë banorë, apo 75 banorë në km2. E tërë kjo hapësirë u zotërua për shekuj të tërë nga turqit, kur Turqia njihej me emrin Perandoria Osmane, përveç ishullit të Kretës që u pushtua nga Britania e Rodosi, që u pushtua nga Italia. Ky pushtim vazhdoi deri në vitin 1910, deri kur filloi kryengritja kundër "njeriut të sëmurë", me të cilën emër u quajt Perandoria Osmane në fillimin e përfundimit të dominimit të saj të gjatë, që zgjati për disa shekuj ndaj vendeve të ndryshme.

Në betejën e Aksenderpolit në vitin 1920, e që te grekët njihet si "dështimi i madh". Ata besojnë që nuk kanë arritur të çlirojnë vendin e tyre plotësisht dhe se ata në këtë betejë vendimtare kanë humbur një pjesë të madhe të vendit të tyre, që nga kufijtë e tyre të tanishëm e deri në Kostandinopojë (Stamboll). Turqit osmanë u detyruan të largohen nga Greqia, ndërsa marrëveshja e Lozanës e vitit 1923 përcaktoi të drejtat e pakicës myslimane në veriun e Greqisë si dhe të pakicës së krishterë në rajonin e Stambollit. Me këtë marrëveshje të dy shtetet u siguruan të drejtën dhe mbrojtjen politike, kulturore, fetare e ligjore për të dy grupet në kuadër të kufijve të tyre rajonal si dhe që gjuha turke të jetë e obliguar për pakicën e krishterë në Turqi, ndërsa gjuha greke të mos jetë e obliguar për pakicën myslimane në Greqi. Kjo gjë kontribuoi në paditurinë e myslimanëve dhe largimin e tyre nga shkencat bashkëkohore, megjithëse që të gjithë gëzonin nënshtetësinë greke.

Kjo marrëveshje pati dhe ende vazhdon të luajë rol negativ në jetën e myslimanëve grekë dhe si pasojë e së cilës iu nënshtruan tensionit të marrëdhënieve mes Turqisë e Greqisë.

Qyteti i vjetër i Rodosit

Nuk ka dyshim se ekzistojnë fuqi të shumta e të fshehta, të cilat urrejnë Islamin dhe myslimanët, e të cilat janë gjithnjë përgjegjëse për çdo gjë që u ndodhi e u ndodh myslimanëve. Fuqi të liga, djallëzore e keqdashëse, të cilat nuk kënaqen vetëm se me padrejtësi. Pushtimi i gjatë osman në Greqi, i cili zgjati afërsisht 470 vjet, la me qindra gjurmë islame e objekte civilizuese, duke filluar që nga xhamitë, bibliotekat, kalatë e lagje banimi. Sot, nuk ka mbetur asgjë që vlen të përmendet. Kjo ngase ato u kthyen në vende turistike e argëtimi si në lagjen Bellaka në Athinë, apo u kthyen në kisha e muze si në qytetin e Selanikut. Disa u lanë në mëshirën e kohës e ndryshimeve mjedisore si në ishullin e Rodosit, apo u shkatërruan dhunshëm qëllimisht siç ndodhi me xhaminë Tabakhane më 1972 në qytetin e Aksantit. Sipas mendimit tim, po të mos ishte numri i madh i myslimanëve në veriun grek, që kalon 140 000 banorë, nuk do të mbetej në Greqi asnjë gjurmë që do të tregonte se në Greqi ka pasur myslimanë. Gjithashtu, duhet cekur se në Greqi ka me mijëra studentë arabë e të tjerë, pronarë të kompanive e dyqaneve tregtare, si dhe organizata e përfaqësi diplomatike arabe e islame.

z. Kabisis, ish-zëvendës i ministrit të Jashtëm grek thotë: "Ne i llogarisim ata (myslimanët grekë) si qytetarë tanë. U japim vend të veçantë për shkak të sinqeritetit e mirësisë së tyre. Tani, po përpiqemi që t'i zgjidhim disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen, veçanërisht ato të cilat i trashëguan grekët nga koha e diktaturës.

z. Marudhas ish-zëdhënës zyrtar i Qeverisë greke dhe ish ministër i Informacionit thotë: "Marrëdhëniet arabogreke janë të vjetra dhe ne llogarisim veten më të afërt me arabët se të tjerët. Mund të them që Greqia është vazhdim i vendeve arabe. Arsyet tona për zhvillimin e lidhjeve tregtare grekoarabe nuk janë thjesht ekonomike, ngase tregtia jonë me Evropën është shumë më e madhe se ajo me vendet arabe.

Prej qëllimeve tona të qëndrueshme është mbështetja e popullit palestinez në luftën e tij për të arritur të drejtën e tyre legjitime në ngritjen e shtetit të tyre të pavarur në Palestinë. Ndërsa në fushën informative, ka filluar bashkëpunimi mes agjencisë së lajmeve greke me ato arabe. Tani kemi buletinn të la